Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, komuna tregon rrugët alternative
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, do të jetë i mbyllur për qarkullim për pesë ditë.
Në njoftimin e komunës është bërë me dije se mbyllja e këtij segmenti bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në infrastrukturën rrugore.
Për të shmangur vonesat dhe ngarkesat në komunikacion, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: • Rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”; • Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”; • Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka njoftuar komuna.