Mbyllet një restorant në Prizren, dyshohet se janë helmuar tetë persona - NACIONALE

Mbyllet një restorant në Prizren, dyshohet se janë helmuar tetë persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë persona dyshohet se janë helmuar të dielën në një restorant në qendër të Prizrenit.

Dhe për këtë arsye, restoranti në fjalë është mbyllur nga Inspektorati Regjional i Prizrenit.

Këta të fundit në një përgjigje për Betimin për Drejtësi, kanë thënë se restoranti është mbyllur deri në marrjen e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Ju njoftojmë se Inspektori Regjional i Prizrenit me të marrë informatën se në lokalin në fjalë dyshohet se tetë persona janë të hospitalizuar ka dalë në teren për inspektim dhe ka mbyll lokalin në fjalë deri në daljen e rezultateve nga IKShPK-së”, thuhet në përgjigje e Inspektoratit.

Lajme të ngjashme