Mbyllet një objekt i ministrisë së Financave të Serbisë në veri, s’ka të arrestuar
Policia e Kosovës raportohet se ka mbyllur një objekt në veri të vendit që ka funksionuar si zyrë tatimore, degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i ka thënë Dukagjinit se nuk ka të arrestuar nga ky rast.
“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionu si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve. Nuk ka persona të arrestuar” – citohet se ka thënë ai.