Mbyllen 44 qendra të masazhit në Kosovë
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se i ka mbyllur 44 qendra të masazhit.
Policia ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në koordinim me Ministrinë e Industrisë, ATK-së dhe inspektorëve të punës.
Janë legjitimuar 26 meshkuj e 116 femra.
KOMUNIKATA:
Inspektohen 53 sallone të masazheve, mbyllen 44 prej tyre gjatë një operacioni të Policisë me inspektorët kompetent
Prishtinë, 08 dhjetor 2022
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.
Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare: