‘Mbreti’ me muzikë vaji: Simpatizantët e VV-së e bëjnë ‘video-spot’ ecjen e shkurtër të Kurtit në Berlin
Ai thjesht po ecte. Por, duket se mjafton kaq për t’ju lënë përshtypje të thellë disa simpatizantëve e aktivistëve të VV-së.
Ata kanë edituar një video fare të shkurtër ku shihej kryeministri Kurti duke ecur në samitin e Procesit të Berlinit.
Më saktësisht, ata kanë prerë videon, pastaj e kanë ngadalësuar ecjen e Kurtit dhe e kanë futur në të një muzikë turke.

E gjithë kjo për t’i dhënë sa më shumë dramaticitet.
Nuk dihet se çka saktësisht iu la përshtypje atyre në atë ecje, por ata e përshkruajtën atë me fjalët “Mbreti i Kosovës” në grupin #MeKryeministrin.
Kjo video i mori mbi 700 pëlqime.
Shikojeni vet: