"Mbreti", historiani i njohur poston një portret të rrallë të Skënderbeut - NACIONALE

"Mbreti", historiani i njohur poston një portret të rrallë të Skënderbeut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jahja Drançolli, një nga historianët më të njohur të Kosovës, ka bërë një postim të bukur. Në fakt, bukuria e këtij postimi qëndron tek portreti i rrallë i Skënderbeut, deri tani jo aq shumë të qarkulluar në media.

Në fakt, aty shihet një portret i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga fillimi i shekullit XIX, ashtu siç tregon edhe historiani Drançolli.

Tutje, profesori universitar i historisë ka shkruar se portreti i publikuar është krejtësisht i panjohur për historiografinë e Kosovës.

“Është një portret, thuajse krejtësisht i panjohur për historiografinë tonë, riprodhimi është zbuluar në biografinë e parë të shkruar në gjuhën e vjetër serbe, e cila i është kushtuar heroit tonë kombëtar.” – shkruan ai.

Drançolli tregon se ajo që tërheqë vëmendjen është titulli mbret dhe mos kontestimi i origjinës arbërore.

“Tërheqë vëmendjen, sidomos titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, prejardhje që nuk u kontestua asnjëherë nga rrethet intelektuale serbe të asaj kohe. Në këtë kontekst, duhet theksuar se përpjekjet për serbizimin e Heroit nisën veçanërisht me Garashanin (1844) dhe pasuesit e tij të shkollës antropologjike serbe, të cilët u përpoqën të shuanin çdo dritë jo vetëm nga historia jonë e lavdishme.” – ka shkruar ai, duke treguar se libri u botua në Pesch të Hungarisë në vitin 1828.

Lajme të ngjashme