Mbreti Charles III shpall 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II
Mbreti i ri Charles III ka marrë edhe vendimin e tij të parë si Mbret, duke urdhëruar 17 ditë zie për vdekjen e nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth.
Besohet se funerali i saj do të mbahet pas 10 ditësh me 19 shtator, edhe pse nuk është konfirmuar ende.
Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten më 08 shtator në moshën 96-vjeçare.
Menjëherë pas vdekjes së saj në fron u ngjit Mbreti i ri Charles III.
