Mblidhet Qeveria, miraton këto dy vendime dhe një nismë - NACIONALE

Mblidhet Qeveria, miraton këto dy vendime dhe një nismë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në formë elektronike, në të cilën janë miratuar dy vendime dhe një nismë.

Qeveria përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për t’i kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

“Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbledhjen e sotme, është miratuar në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.