Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, në orën 10:00.
Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Reporteri.net, Kabineti Qeveritar do të diskutojë për 14 pika.
Në mesin e pikave që janë në rend dite janë edhe themelimi i Komisionit Republikan të Festave dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë.