Mblidhet Komisioni: Pritet vendimi për thirrje publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Kushtetuese - NACIONALE

Mblidhet Komisioni: Pritet vendimi për thirrje publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Kushtetuese

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mbledhje pjesë po merr edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Në rend dite janë dy pika:

1. Emërimi i dy zëvendëskryesueseve të Komisionit,

2. Marrja e vendimit për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy (2) gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq mbledhja është e mbyllur për media.

Lajme të ngjashme