Mblidhen sot katër Komisione parlamentare - NACIONALE

Mblidhen sot katër Komisione parlamentare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot tri Komisione parlamentare.

Sipas njoftimit, mbledhje do të mbajën Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Për të gjitha këto mbledhje, rendin e ditës e gjeni më poshtë:

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 12.12.2023;
3. Miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022;
4. Shqyrtimi i Planeve Vjetore të Përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit;
5. Të ndryshme.

Vendi: N506Koha: 10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i raportit për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës;
3. Të ndryshme.

Vendi: N204Koha: 11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 29.11.2023 dhe 6.12.2023;
3. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Të ftuar: Përfaqësuesit e KPMM-së;
4. Të ndryshme.

Vendi: N302Koha: 13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Rendi i ditës:


1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit mjedisor për vitin 2022 ,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme ;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-186 për Rregullat e trafikut rrugor ;
5. Të ndryshme.

Vendi: N303Koha: 13:00

Lajme të ngjashme