Mblidhen sot dy Komisione të Kuvendit, ky është rendi i ditës - NACIONALE

Mblidhen sot dy Komisione të Kuvendit, ky është rendi i ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy Komisione të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mblidhet në ora 11:00 dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mblidhet në ora 13:00.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës :

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë;
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare;
4. Të ndryshme.

Vendi: N302Koha: 11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 23.11. 2023 dhe 30.11.2023;
3. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh;
4. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative;
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes nr. 02/L-65;
6. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare;
7. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asocimit në Organizata Joqeveritare;
8. Të ndryshme;

Vendi: N303Koha: 13:00

Lajme të ngjashme