Mblidhen Qendrat e VV-së: Barrikadat në veri duhet hequr, rendi e ligji duhet kthyer - NACIONALE

Mblidhen Qendrat e VV-së: Barrikadat në veri duhet hequr, rendi e ligji duhet kthyer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhje me Qendrat e partisë. Në njoftimin e këtij subjekti, thuhet se diskutimi qëndror ishte situata në veri të Mitrovicës.

“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendisje.

Poashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe çështjet organizative të partisë dhe planifikimin e aktiviteteve të VV-së.

“Te çështjet organizative, u diskutua për planifikimin e aktiviteteve tona, opozitarizmin tonë nëpër komuna dhe fuqizimin e mëtejmë të organizatës tonë brenda dhe jashtë vendit”, shkruhet në llogarinë e VV-së në Facebook.

Lajme të ngjashme