Mblidhen dy komisionet hetimore parlamentare për energji
Sot do të mbahen mbledhjet hetimore të dy komisioneve hetimore parlamentare për energji.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen, ku në rend dite është shqyrtimi kërkesës së Martin Berishajt, Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.
Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, në rend ditë ka intervistimin e dëshmitarit z. Arben Gjukaj, ish-drejtor Menaxhues në KEK për periudhën 2088-2012,.
Ndryshe dy komisionet hetimore të energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.