Mblidhen dy komisione parlamentare, zhvillohen mbledhjet e radhës
Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të mbajë sot mbledhje në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në rend dite pritet të jetë edhe intervistimi i Kadri Kadriut, ish. u.d. kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, Skender Hazirit, kryesues i Bordit të KEK-ut dhe Nagip Krasniqit, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut.
Deri më tani, ky komision ka mbajtur disa mbledhje, por e fundit kishte dështuar për mungesë të kuorumit. Mbledhja fillon në orën 10:00.
Mbledhje po ashtu pritet të mbajë edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 - 2022 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Në rend dite pritet të jetë edhe intervistimi i bordit të ZRRE-së për periudhën 2006 - 2008. Mbledhja fillon në orën 14:00.