Mbledhja e VV-së: Mihali ulet “në krye të vendit”, Kurti e përshëndet me “e nderuara koordinatore”
Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u mblodhën tok të gjitha figurat më të rëndësishme të partisë në pushtet. Në mesin e tyre, natyrshëm për shkak të funksionit, ishte edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve profesionale në VV.
Mihali, për fuqinë e sëcilës Nacionale ka shkruar disa herë, u ulë në “krye të vendit”. Më saktë, në podium bashkë me Kurtin, Glauk Konjufcën, Arbërie Nagavcin, Alim Ramën dhe Mrika Limani-Myrtajn.
Kurti e Mihali u përshëndetën ngrohtësisht, duke ia zgjatur dorën njëri-tjetrit, pak pa filluar mbledhja. Ndërsa në fjalimin e tij, Kurti e përshëndeti sërish verbalisht.
“E nderuara koordinatore e komiteteve profesionale, Dejona Mihali” – deklaroi Kurti.
Mihali ishte një nga pesë personat që Kurti e përshëndeti në emër të përveçëm.