Mbi dy mijë persona po shikonin banorët e BBVK duke fjetur sot në mëngjes
Big Brother Vip Kosova ka marrë këmbët, derisa po futemi në javën e dytë të spektaklit ku janë përfshirë plot persona të famshëm.
"Big Brother" është platformë jashtëzakonisht e përcjellur, pa marrë parasysh ku ndodh apo kush është i përfshirë, derisa interesimi për të parë zhvillimet në atë që, po e përdorim klishenë e vazhdueshme, "shtëpinë më të famshme në Kosovë", është gati monumental.
Në rrjetet sociale po qarkullon një kapje "screenshot" e një videoje të Klan Kosovës, të publikuar "tre minuta më parë", me titullin "as muzika nuk i zgjon nga gjumi i thellë disa nga banorët e BBVK".
Dhe këtë video, në momentin kur është bërë kapja "screenshot" po e shikonin saktësisht 2,500 persona.
Po, 2,500 persona u kyçën brenda tre minutave të shikojnë njerëz duke fjetur kolektivisht në një dhomë.
Imagjinoni interesimin në kohë debatesh apo ndodhish më interesante, përtej shtrirjes me sy mbyllur në një shtrat...