Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 650 raste aktive me Covid-19.
Ndërkohë, këto ditë ka pasur një rënie të lehtë të numrave të të infektuarve me koronavirus.
Sipas MSH, gjatë 24 orëve janë regjistruar 274 raste të reja me Covid-19, nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Ndërsa, 616 qytetarë janë shëruar nga virusi.
