Mbi 32 mijë vizitorë gjatë muajit maj në hotelet e Kosovës, 63 për qind prej tyre të huaj - NACIONALE

Mbi 32 mijë vizitorë gjatë muajit maj në hotelet e Kosovës, 63 për qind prej tyre të huaj

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Sipas Statistikave të Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), rezulton se 32,444 individë kanë vizituar hotelet gjatë kësaj kohe.

Në matjet e ASK-së del se 62.88 për qind prej tyre ishin të huaj dhe 37.12 për qind ishin banorë të vendit.

“Në maj 2022 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt” - njofton ASK-ja.

Me 15,223 vizitorë dhe 24,358 net-qëndrime, prinë Prishtina.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 223 vizitorë dhe 24 358 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj” – thuhet në publikimin e ASK-së.

Lajme të ngjashme