"Mbeta si i ngrirë nga habia": Zafir Berisha njofton se u ndal dhe u falenderua nga një 10-vjeçar në male - NACIONALE

"Mbeta si i ngrirë nga habia": Zafir Berisha njofton se u ndal dhe u falenderua nga një 10-vjeçar në male

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-koordinatori për siguri kibernetike, Zafir Berisha, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku e rrëfen një ngjarje që e quan “prekëse”.

Berisha ka shkruar se ishte duke u ngjutur për në mal kur një fëmijë “rreth moshës 10 vjeçare” ia bëri me dorë që të ndalej.

Sipas tij, ky djalë i vogël i kishte thënë “të ndala për me ju falenderu shumë që ne jemi në këtë botë dhe jetojmë në vendin tonë.”

Berisha shton se më pas kishte marrë vesh që ishte falenderuar pasi ishte pjesë e UÇK-së.

“Mbeta në vend si i ngrirë nga habia e madhe, jo pse m’i tha këto fjalë, por për vetëdijen e madhe të një fëmije, vetëdije që për fat të keq nuk e kanë shumë të rritur që e kanë përjetuar luftën dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët.” – u shpreh tutje z. Berisha.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Lajme të ngjashme