“Mbështetja nga Skenderaj e forcon edhe më shumë këtë kauzë”, Lushtaku në mbështetje të proteste kundër Speciales
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka dhënë mbështetje Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më 17 shkurt.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” sot e kanë vizituar këtë komunë.
Në njoftimin e kësaj platforme është thënë se mbështetja nga Skenderaj e forcon edhe më shumë këtë kauzë qytetare në shërbim të drejtësisë së paanshme.
“Faleminderit Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe administratës komunale për pritjen dhe mbështetjen e dhënë për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Mbështetja nga Skenderaj, si simbol i sakrificës dhe i vlerave të luftës çlirimtare, e forcon edhe më shumë këtë kauzë qytetare në shërbim të drejtësisë së paanshme. Bashkë, për drejtësi. Më 17 shkurt, në Prishtinë.”, është thënë në njoftim.