Mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë - NACIONALE

Mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, do të dihet se kush janë miqtë e Serbisë.

Ai ka thënë se me ata që votojnë kundër do të festojnë.

Të enjten në mbrëmje me orën serbe do të dimë kush janë miqtë tanë në botë dhe cilët janë partnerët tanë. Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët.” – ka thënë ai.

Ai ka komentuar pranimin e disa amendamenteve të Malit të Zim duke thnëë se se “Mali i Zi e shkeli Serbinë”.

Për mua ishte një lojë e neveritshme për amendamentet dhe gjithë të vërtetën, me kë u negociuan. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë.” – ka thënë ai, shkruan Kosovonline

Lajme të ngjashme