Mbajeni fort frymën: Gërvalla i VV/RTK-së jep leksion si të lexohen lajmet dhe dezinformacionet
I konfirmuar në disa instanca të pavarura në vend se lajmi i RTK-së kundër Nacionales dhe Periskopit ishte i rremë dhe shkelje flagrante dhe e rëndë e standardeve gazetareske, drejtori i RTK-së nga Vetëvendosja, Rilind Gërvalla, tash ka dalë me disa shpjegime se si të lexohet (Aha!) një lajm dhe çka përbën dezinformacion.
“Shikoni me dyshim çdo portal që nuk i tregon redaksinë, redaktorin përgjegjës, e origjinën e financimit, si dhe çdo lajm që nuk përmend burimin dhe nuk ofron mundësi të replikës. Qëllimi i disinformacionit është që të na nxjerrë nga puna trurin, ashtu që ne të biem në afekt. Prandaj, nëse has një lajm që të trazon fuqishëm emocionalisht, kujtohu: është shenjë e manipulimit!”, ka shkruar Gërvalla.
Argëtuese: ta gjykojmë për një sekond Gërvalllën sipas vetë këtyre standardeve.
Rilind Gërvalla ka botuar dhe dhënë në lajme qendrore të RTK-së lajm të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit nga një portal rekordthyer i lajmeve të rreme si “Slobodna Bosna” i konfirmuar si i tillë dhe i kategorizuar si “media në listë të kuqe” nga kontrollues të certifikuar ndërkombëtarisht të fakteve.
Slobodna Bosna, sipas standardeve të mësipërme të Gërvallësm nuk i posedon asnjërërën prej tyre.
Të ndalemi te: “Nuk e përmend burimin...”.
Lajmi që Gërvalla botoi kundër Nacionales nga Slobodna Bosna, lëre që nuk përmend, por nuk ka as një grosh fakti, dokumenti, prove, reference, shifre, baze dhe as nuk ka marër palë tjetër për pretendime.
“Nuk ofron mundësi të replikës”.
RTK as që ka kontaktuar Nacionalen dhe Periskopit – siç e ka oblighim ta bëjë – para publikimit papagajisht të lajmit të Slobodna Bosnës.