Mbahet tubim “në solidaritet me Palestinën”, marrin pjesë dhjetëra persona
Në sheshin kryesor të Prishtinës, sot është mbajtur një protestë pro Palestinës.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Në këtë tubim janë parë pak persona.
Në shkrimin e Kolektivit theksohej se në Palestinë po bëhet gjenocid.
“Që nga tetori i vitit të kaluar, ne jemi dëshmitarë të një gjenocidi që ka vrarë mbi 42 mijë palestinezë dhe ka shpronësuar e shpërngulur dhunshëm të tjerë, duke i privuar nga ushqimi dhe shërbimet mjekësore, i burgosur, keqtrajtuar, përdhunuar dhe djegur spitale e universitete, duke ua vjedhur kështu të sotmen dhe jetën. E gjithë kjo dhunë ka ndodhur para syve tanë dhe me ndihmën e shteteve fashiste dhe zioniste perëndimore, të cilat vazhdojnë ta financojnë gjenocidin. Dështimet për ta ndalur gjenocidin janë duke treguar që disa popuj nuk llogariten fare si njerëz dhe që racizmi, kolonializmi dhe imperializmi nuk e kanë lëshuar ndonjëherë Evropën dhe Amerikën” – shkruhej në njoftimin e Kolektivit për tubimin e të martes.