Mbahet marshi në mbështetje të Palestinës në Prishtinë: S’ka paqe pa çlirim
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar sot në ora 12:00 një mbledhi në “solidaritet me Palestinën”, që është mbajtur në sheshin kryesor të Prishtinës.
Në këtë marsh, që nuk ishte aq masovik, u pa edhe flamuri i Palestinës.
Sigurisht, nuk munguan as pankartat me mesazhe të ndryshme.
“Nuk ka paqe pa çlirim” – ishte njëra nga pankartat që u pa në marshin për Palestinën.
