Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: Italia mbetet partner i përkushtuar i Kosovës
Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë mesazh, ai ka theksuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe angazhimin e Italisë për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.
Presidenti Mattarella ka vlerësuar partneritetin e gjatë mes Kosovës dhe Italisë, duke nënvizuar rolin e vendit të tij në mbështetjen e sigurisë dhe zhvillimit demokratik të Kosovës.
“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.