Matoshi: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, do të jetë blof - NACIONALE

Matoshi: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, do të jetë blof

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Halil Matoshi ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Matoshi për gazeten Nacionale, ka thënë se presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri Kosovar do të luajn blofet e radhës, për ta paraqitur keq njëri-tjetrin para ndërkombëtarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të luajnë blofet e radhës - ndoshta të fundit - duke u përpjekur ta qesin keq njëri tjetrin para ndërkombëtarëve. Vuçiq së këndejmi do ta pranojë planin franko-gjerman (planin BE-ShBA) me kusht, që së pari të themelohet Asociacioni, kurse Kurti po ashtu do të insistojë që së pari të pranohet plani për normalizim, pastaj të rinegociohet Asociacioni”, ka thënë Matoshi.

Lajme të ngjashme