Matoshi për vdekjen Bllazheviqit: Filozofi i futbollit - njeriu i Prishtinës me shall të bardhë
Halil Matoshi, ka shkruar pas vdekjes se trajnerit legjendar Miroslav Çiro Blazheviq, ku ka rrëfyer për periudhën e tij gjatë kohës sa ishte trajner i Prishtinës.
Matoshi ka thënë se Qiro ishte filozof i futbollit dhe se ai ishte i dashur për kosovarët pasi shpëoti ekipin e Prishtinës nga rënia prej ligës në ish-Jugosllavi.
Më tej, ai ka treguar edhe një rrëfim të Qiros për jetën në Prishtinë.
“Dhe, rrfen Čiro qysh u bâ hero i Prishtinës: “Qebaptorët me sillnin qebapa të nxetë, gratë më qitshin pite, artarët më praronin me dukat...” – ka shkruar Matoshi.
Gjithashtu, ai ka publikuar edhe një koment të Qiros të bërë kohë më parë.
““Miroslav Čiro Blažević, filozofi i madh i futbollit, në kontekstin kosovar âsht nji shtetformues, që ua ka mësu kosovarëve lekcionin e flijimit për Atdhe dhe besnikninë për kombin. Čiro ishte Hero - në rrugën e kosovarëve për liri! Falemneres Maestro” Dhe, Čiro i kujdesshëm e i përkushtuem, edhe pse i shtymë në moshë, jepte përgjigje në të gjitha komentet e shqiptarëve kosovarë. “I jèmi Halil, çdo gjâ e ke me vènd. Falë me sh’net nga Čiro yt!” - shkruajti trajneri legjendar i Prishtinës së viteve të zgjimit kombëtar!” – ka shkruar Matoshi.
Ndryshe trajneri kroat ka ndërruar jetë sot në moshën 88 vjeçare.
Shkrimi i plotë i Matoshit:
