Matoshi për rrëzimin e Abazoviqit: Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi
Dritan Abazoviqi ka humbur mocionin e mosbesimit në Parlamentin e Malit të Zi. Pas një debati të gjatë - mbi 12 orë - dhe shumë të tensionuar, Parlamenti i vendit tonë fqinj ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Abazoviq.
E shkarkimin e Abazoviqit e ka komentuar analisti politik Kosovar, Halil Matoshi.
Matoshi ka hehdur akuza në drejtim të abazoviqit.
"Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! “, ka shkruar Matoshi.