Matoshi për “përplasjet” e VV-së me Escobarin: Rusia ka investuar gjatë për këtë - NACIONALE

Matoshi për “përplasjet” e VV-së me Escobarin: Rusia ka investuar gjatë për këtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me kritikat që kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij, po ia bëjnë emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Matoshi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se për këtë përplasje të Kosovës me aleatët perëndimorë, përfshirë këtu edhe ShBA-në, ka investuar gjatë Rusia.

“Mâne mend!!! Për këtë përlasje të Kosovës me aleatët Perëndimor (ShBAnë) ka investu gjatë Rusia, përmes kercënimeve hibride. Gati nji dekadë flitet për shtrimje të ndikimit rus në Ballkan e disa kosovarë kokëshkretë nuk kanë ide se si mund të shtrihet ky ndikim.” – tha ai.

Veç kësaj, Matoshi ka thënë se armiqtë e Kosovës nuk janë mediat e as opozita, por ata që po shajnë aleatët e Kosovës.

“P.S. Secilën fyemje të militantëve të Kurtit ndaj emisarëve të ShBAsë dhe BEsë, Serbia kish me e peshu me ar. Anmiqt e vërtet të Kosovës nuk janë mediat as opozita - kinse puçistat që duan ta rrëxojnë Kurtin, por pikërisht këta që shajnë aleatët e Kosovës në rrjete sociale.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme