Matoshi për "analizën" e ASHAK-ut: E ka vulosë mosdijën dhe ngërçin mental - budallakinë e vet - NACIONALE

Matoshi për "analizën" e ASHAK-ut: E ka vulosë mosdijën dhe ngërçin mental - budallakinë e vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Halil Matoshi ka reaguar ndaj analizës së Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), e cila u komentua mjaft shumë.

Matoshi ka thënë se nga analiza e ASHAK po ndihet i ofenduar dhe se Akademia është në mjerim final dhe paditur.

Tue keqinterpretu GjND-në, Asociacionin e Gjykatën Speciale me terma populiste e jo në burim e me kompetencë, AShA e Kosovës i ka manipulu faktet (të shumtën artikullshkruesi as që i njeh faktet) dhe e ka vulosë mosdijën dhe ngërçin mental - budallakinë e vet!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Ngadalsia mentale e Akademisë

Tue lexu kinse analizën e kinse AShA të Kosovës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ndihem i fyem dhe me rezignatë konstatoj se kjo farë akademie âsht në mjerimin e vet final, e kaplueme nga mosdija legjendare.

Tue mos u bazu në shkencë por në formulime botëkuptimore nacionaliste (nacionalizëm reaktiv) i tërhequn nga nacionalizmi mësymës serbian, ky institucion për marre t’dheut âsht ngritë - me këtë koment të dobët gazete - kundër BE-së e Perëndimit, madje tue i përqesh reformormat Europeane, tue mësu NATO-n çka me bâ, e tue u rreshtu me partinë në pushtet, si kinse parti llogaridhanëse!?

Tue keqinterpretu GjND-në, Asociacionin e Gjykatën Speciale me terma populiste e jo në burim e me kompetencë, AShA e Kosovës i ka manipulu faktet (të shumtën artikullshkruesi as që i njeh faktet) dhe e ka vulosë mosdijën dhe ngërçin mental - budallakinë e vet!

P.S.

Me idenë se kam me shkru ma gjatë nji herë tjetër, këtë herë vetëm shihni e bâni seri: AShAK e ngatrron fjalēn Igumen / Igumeni (lider kishtar ortodoks) me traditën ekumenike si parim ose qëllim i promovimit të unitetit midis kishave të krishtera në botë.

Mjerim e hapareshje dyzash.

Lajme të ngjashme