Matoshi pas përdhosjes së flamurit kombëtar të Kosovës: Është veprim i qëllimshëm - NACIONALE

Matoshi pas përdhosjes së flamurit kombëtar të Kosovës: Është veprim i qëllimshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe gazetari Halil Matoshi ka reaguar ashpër pas lajmit se në Komunën e Gjilanit është përdhosur flamuri i Kosovës.

Ai e ka cilësuar një veprim të tillë si “të qëllimshme” dhe të turpshme derisa ka treguar se Pika 7 e Pakos së Ahtisaarit e definon flamurin e Kosovës si flamur kombëtar.

Matoshi ka kritikuar edhe gjilanasit të cilët e duan Kosovën shtet që nuk po guxojnë të reagojnë.

Kujtojmë se në krye të komunës së Gjilanit është Vetëvendosje me kryetarin Alban Hyseni prej vjeshtës së vitit të kaluar kur fituan në zgjedhje komunale.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme