Matoshi në të vërtetën numër dhjetë flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman - NACIONALE

Matoshi në të vërtetën numër dhjetë flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Halil Matoshi ka publikuar tashmë edhe të vërtetën e dhjetë dhe të fundit nga “Dekalogu: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?”.

Matoshi në të vërtetën numër dhjetë flet për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe për planin franko-gjerman.

Pranimi i planit Frankie-gjerman (që e mbështet ShBA) me Asociacionin brenda (si zgjidhje kushtetuese) maspari, e etablon Kosovën ahtisaariane dhe e garanton idenë kosovacentriste duke e mund integrizmin etnik, sëdyti e relativizon rolin e ‘Srpska Lista-s’ dhe vendosë demokracinë edhe tek serbët kosovarë e posaçërisht në veri.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Dekalogu: Çka (s)ka me ndodhë sivjet?

Vërtet cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët.

10.

Marrëveshja do të jetë “merre ose leje” simas modelit të Rambouillet-së dhe besohet të nënshkruhet deri në mars 2023. Kosova nuk humbë asgjë, pos që blenë kohë për aleatët e saj - në rrethanat e reja gjeopolitike - për ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, e duke hapur mundësi për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar.

Pranimi i planit Frankie-gjerman (që e mbështet ShBA) me Asociacionin brenda (si zgjidhje kushtetuese) maspari, e etablon Kosovën ahtisaariane dhe e garanton idenë kosovacentriste duke e mund integrizmin etnik, sëdyti e relativizon rolin e ‘Srpska Lista-s’ dhe vendosë demokracinë edhe tek serbët kosovarë e posaçërisht në veri.

Tjerat janë retorika mashtruese.

Mos i besoni!

Tolstoy thoshte se kushdo që dëshiron ta kundërshtojë luftën, duhet t’i luftojë tiranët.

Lajme të ngjashme