Ministria e Hajdarit ia jep për 99 vjet "Kosmonte Foods"-it tokën e Kosovës - NACIONALE

Ministria e Hajdarit ia jep për 99 vjet "Kosmonte Foods"-it tokën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit strategjik me pronarin e subjektit Kosmonte Foods, Lulzim Begaj.

MINT, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro, duke thënë se do të hapën se paku 300 vende të punës.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”, thuhet në njoftimin e MINT.

Tutje, thuhet se marrëveshja u nënshkrua në fund të vitit të kaluar dhe sipas tyre, kjo marrëveshje i hap rrugë zbatimit të investimit strategjik i cili pritet të fillojë së shpejti.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i projektit strategjik dhe përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve përmes Autoritetit Kontraktues dhe Investitorit, për implementimin e projektit strategjik të fituar me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme