Matoshi: Lidershipi kosovar duhet të përmbahet nga deklaratat nxitëse - NACIONALE

Matoshi: Lidershipi kosovar duhet të përmbahet nga deklaratat nxitëse

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Halil Matoshi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të përmbahet nga deklaratat nxitëse.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Serbia e ka nënshkruat me NATO-n kapitullimin në Kumanovë, më 10 qershor të vitit 1999.

KFOR (si kontigjent i NATO-s) âsht këtu me mandat të qartë të KS të OKB-së por edhe me mandatin e fituesit të vetëm të luftës, me e mbrojtë paqen dhe sigurinë sepse lufta për Kosovën âsht ndalë me 10 qërshor, 1999 me Marrëveshjën Teknike-Ushtarake, që ishte term diplomatik për kapitulimin e Serbisë! Prandej, lidershipi kosovar i detyrohet këtij misioni të NATO-s me u përmbajtë nga deklaratat nxitëse e me shpërnda mesazhe paqje e sigurie! Sepse liria e Kosovës âsht shpagim për vuejtjet e përjetueme e jo për vuejtje të shkaktueme tjetrit!”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka përmendur edhe nene të Marrëveshjes së Kumanovës të cilat obligojnë të gjitha palët nënshkruese.

Kushtet e kapitulimit ushtarak të Serbisë i ka përcaktuar NATO (Straube Talbott: “All out”) dhe jo Rezoluta 1244 e KS të OKB, që lejonte rreth 800 trupa serbe përreth Manastireve serbiane, sepse për interpretimin final të Marrëveshjes âsht kompetent vetëm Komandanti i KFOR-it (që i subordinohet dhe përgjigjet NATO-s) dhe asni instance tjetër e OKB-së. Neni V i kapitulimit, që njihet si Marrëveshja e Kumanovës. Komandanti i Forcës: ‘Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është autoriteti përfundimtar në lidhje me interpretimin e kësaj marrëveshjeje dhe aspektet e sigurisë të zgjidhjes së paqes që ajo mbështet. Përcaktimet e tij janë të detyrueshme për të gjitha palët dhe personat’”, ka shkruar Matoshi.

Lajme të ngjashme