Matoshi kritikon Dimal Bashën: Një fashist i vocër i pushtetit
Halil Matoshi, gazetar veteran dhe analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar sulmin e Dimal Bashës, deputet i VV-së, ndaj RTK-së dhe gazetares Blerta Foniqi-Kabashi.
Në shkrimin e tij, Matoshi e ka quajtur Bashën “fashist të vocër”.
Tutje, Matoshi ka pretenduar se Basha ende “nuk di me shkru drejt as sot e kësaj dite!”
“Nji fashist i vocerr i pushtetit në studio të RTK!
1.
Blerta Foniqi-Kabashi âsht njâna ndër gazetaret ma objektive dhe e besueshme që njoh.
E njoh qe kur ka nisë me shkru në gazetë, me 16-vjet!
Dimal Basha (deputet i pushtetit) nuk di me shkru drejt as sot e kësaj dite!?” – ka shkrua Matoshi.