Matoshi kërkon shkarkimin e Blerim Velës: Lejohet me konstatu që është fundërrinë - NACIONALE

Matoshi kërkon shkarkimin e Blerim Velës: Lejohet me konstatu që është fundërrinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi ka kërkuar shkarkimin e Blerim Velës, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Kjo pasi Vela përmes një shkrimi në Twitter, kërkoi ADN-në e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe gazetarit Fahri Musliu.

Me pasë Kosova Presidente normale, për 15 minuta âsht dashtë me e shkarku Blerim Velën, por shteti po identifikohet me vulgus-in dhe vulgaren si diskurs.” – ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se nëse atij i lejohet një gjë e tillë, atëherë lejohet edhe konstatimi që Vela është një fundërrinë.

“Dhe mas kësaj, nëse Presidentja Osmani nuk reagon me shkarkimin e tij dhe kërkimfalje familjës Musliu dhe qytetarëve kosovarë për ofendimin, atëherë ajo dëshmon se nuk âsht udhëheqëse e vulgus-it por vulgariteti vet! P. S. Shefi i stafit të Presidentes Vela ka shkru serbisht: “Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”.” – ka shtuar në fund Matoshi.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme