Matoshi e quan idioteske videon e fundit të VV-së: Në vendet demokratike nuk sulmohet opozita
Analisti politik, Halil Matoshi, ka folur rreth videos së fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku sërish akuzohet opozita, kësaj radhë për energji.
Këti video Matoshi e ka quajtur idiotike, të pamoralshme e joetike sulmin ndaj opozitës nga partia në pushtet.
Matoshi në Kanal10, ka deklaruar se në vendet demokratike nuk sulmohet opozita, sepse është antidemokratike.
“Sistemi demokratik, pushteti i ri kurrë nuk merret me opozitën, se ta sulmosh opozitën është antidemokratike, opozita nuk sulmohet. Kjo është e pamoralshme, e padinjitetshme dhe cënuese e demokracisë”, ka thënë ai.
