Mashtrimi në vlerë prej 280 mijë eurove, arrestohen katër persona në Pejë. - NACIONALE

Mashtrimi në vlerë prej 280 mijë eurove, arrestohen katër persona në Pejë.

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion policor në Pejë.

Sipas njoftimit, policia ka arrestuar katër persona në Pejë, pasi ata dyshohen për mashtrim në vlerë prej 280 mijë euro.

“Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali. Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme