Mashtrimi kompjuterik: Prokuroria në Prishtinë njofton për sekuestrimin e disa veturave - NACIONALE

Mashtrimi kompjuterik: Prokuroria në Prishtinë njofton për sekuestrimin e disa veturave

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar disa automjete pas hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.

Në një komunikatë për media, prokuroria ka thënë:

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë (9) automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: Tre (3) vetura të tipit Seat Leon, dy (2) Volksëagen Polo, një (1) Golf 8, një (1) Audi A6, një (1) Volksëagen Jetta dhe një (1) Peugeot 2008 Allure.

Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale”.

Lajme të ngjashme