MASHTI ndan 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike - NACIONALE

MASHTI ndan 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit ka ndarë 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike.

Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë me dije se bursat janë ndarë me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se vlera e këtyre bursave do të jetë 500 euro.

“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor. Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka treguar se në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.

Lajme të ngjashme