MAShTI cakton datat se kur do të mbahen testi i arritshmërisë - NACIONALE

MAShTI cakton datat se kur do të mbahen testi i arritshmërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit.

Sipas vendimit të marur nga MAShTI, testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore, ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Më 26 qershor do të mbahet pjesa e parë e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërsa me datën 28 qershor do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.

Lajme të ngjashme