MASHT thotë se pranoi rreth 178 mijë aplikime për tekste shkollore: U procesuan për pagesë 130 mijë aplikantë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se kanë pranuar rreth 178 mijë aplikime për tekste shkollore, derisa platforma do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator.
Sipas këtij njoftimi, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë shkollë që nuk po mban procesin mësimor për shkak të mungesës së librave.
Po ashtu, bëhet e ditur se deri më tani janë procesuar për pagesë 130 mijë aplikime, dhe se gjatë javës tjetër do të procesohet pjesa tjetër.
“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore.” – thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë: