Masakra e Izbicës, shqiptari Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burg për krime lufte ndaj civilëve - NACIONALE

Masakra e Izbicës, shqiptari Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burg për krime lufte ndaj civilëve

7 muaj më parë

nga NACIONALE

13 vite burg është verdikti gjyqësor mbi shqiptarin Muhamet Alidemajn për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në atë që njihet si Masakra e Izbicës e kryer nga forcat ushtarake dhe policore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në dënimin prej 13 vitesh burg Alidemajt i llogaritet edhe koha e vuajtur në paraburgim.

“Sot me daten 02.02.2026, Muhamet Alidemaj shpallet fajtor se ka kryer vepren penale ne bashkekryerje krime lufte ndaj popullates civile”, u godit çekiçi në sallën e gjyqit, raporton gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj.

“Trupi gjykues te akuzuarin Muhamet Alidemaj e gjykon me denim burgu me 13 vite, me te cilin denim i llogaritet edhe koha e kaluar ne parapurgim”, ka njoftuar Vesel Ismajli, kryetar i trupit gjykues.

Lajme të ngjashme