Martin Berishaj e kundërshton Edi Ramën: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëvë - NACIONALE

Martin Berishaj e kundërshton Edi Ramën: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëvë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, emri i të cilit u përfshi në një skandal pak muaj më parë nga mediat sllovene, për të cilat ka raportuar edhe gazeta Nacionale, është lajmëruar nga Zagrebi. Por këtë herë për të kundërshtuar Kryeministrin Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar deklaratën e Ramës lidhur më UCK-në, duke thënë se UÇK nuk është rebelim katundarësh, por është sublimja e nacionales

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mendon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolozim. Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rebelim i katundarëve!”, ka shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme