Martin Berishaj 'bekon' Veton Surroin në kandidimin e tij për të marrë pozitën e rëndësishme
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka pritur në takim Veton Surroin – kandidat për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Surroi gjatë vizitës së tij në Kroaci ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, z. Gordan Grliq Radman.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Martin Berishaj.
Kujtojmë që Surroi ka qenë mbështetës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit gjatë viteve të fundit.
Ai besohet ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për pozitën që synon ta marrë.
Po ashtu, Surroi ka qenë pjesë e politikës kosovare përmes një subjekti të quajtur ORA por i cili është shuar pasi nuk ia kishte dalë mbanë që të kalonte pragun në zgjedhjet e vitit 2007.
Në anën tjetër, Martin Berishaj muaj më parë ishte përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni. Sidoqoftë, edhe Berishaj kishte pasur mbështetjen e Qeverisë Kurti II.
