Marshi rozë, Osmani: Zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot marshuar bashkë me dhjetëra gra për të ngritur vetëdijen se zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë.
Ajo ka vlerësuar se asnjë gruar nuk duhet të jetë e vetme në këtë përballje.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se zbulimi i hershëm i kancerit shpëton jetë.
“#TetoriRozë i shpresës, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit! Sot, marshuam bashkë për ta ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në këtë përballje. Ato që e kanë kaluar këtë rrugëtim jo të lehtë janë dëshmitare të fuqisë dhe guximit në përballje me kancerin. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, ka shkruar Osmanit.