Marshi i madh popullor në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, Endrit Thaçi del me falënderim
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha fjalën përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai deklaroi se është i pafajshëm dhe hodhi poshtë akuzat e Prokurorit të Specializuar.
Një ditë më pas reagoi djali i tij, Endrit Thaçi.
Në një postim në instastory, ai falënderoi mbështetësit gjatë këtyre viteve.
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, shkroi ai.
Ai falënderoi “miqtë, qytetarët, institucionet, avokatët dhe mediat që nuk heshtën”.
“Respekt pa fund!”, përfundon postimi i tij.
