“Marrëveshje pa njohje de jure dhe me autonomi”, Abdixhiku: Ky është përfundim katastrofal
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka ditur ta menaxhon dialogun me Serbinë.
Në adresimin e tij në Kuvendit, ai ka thënë se për shkak të pozicionit të pafavorshëm diplomatik dhe për shkak të menaxhimit katastrofal të procesit nga Qeveria, Kosova është dëmtuar në këtë proces.
Sipas tij, pranimi i një marrëveshje pa njohje de jure dhe me autonomi është katastrofale për Kosovën.
“Po themi po ashtu se përfundimi në një situatë ku ne jemi bërë pjesë e një marrëveshje bazë e jo përfundimtare; pa njohje de jure, dhe me autonomi të gjerë për serbët në Kosovë, është përfundim katastrofal”, ka thënë Abdixhiku.