Marrëveshja për letërnjoftime, Mehaj: Vazhdojmë drejtë fuqizimit të Republikës - NACIONALE

Marrëveshja për letërnjoftime, Mehaj: Vazhdojmë drejtë fuqizimit të Republikës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Pas kësaj, shumë politikanë vendor e ndërkombëtar kanë reaguar duke përshëndetur dakordimin për të zbatuar një marrëveshje të tillë.

Ndër ta është edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se ministria e tij do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë.

Ai ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj SHBA-së dhe BE-së për siç për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.

Postimi:

Reciprociteti është parimi i natyrshëm mbi të cilin jemi të vendosur të realizojmë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës sonë.
Ministria e Mbrojtjes me FSK -në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë.
Mirënjohje dhe falënderim i thellë për SHBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.
Vazhdojmë drejtë fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik.

Lajme të ngjashme